“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, ku Partia Socialiste mori mandatin e katërt të qeverisjes duke fituar 83 mandate për Kuvendin e Shqipërisë.
Ai tha se kjo ka qenë një fushatë e vështirë sidomos për kryeministrin Rama, por matjet e Barometrit, e kishin treguar që PS po pësonte një rritje në fund të fushatës.
“Së pari duhet të theksojmë se këto zgjedhje ishin më të vështirat, sepse pati disa faktorë shumë të rëndësishëm, ishte mandati i katërt për Edi Ramën, ndaj kishte shumë llogaritje, ku disa ishin më konservative se sa i fortë ishte Edi Rama.
Megjithatë ne kishim një grafikë që është i lidhur me prirjen e votës, që tregon se kurba e shifrave të PS ishte duke u rritur sidomos në javën e fundit. Ky ishte një tregues që Rama mund të shkonte më tej se 50%. Këtu kemi të gjitha matjet, bashkë me grafikun me kolona dhe çdo gjë ishte duke u ngjitur, ndaj është një sukses i madh ti kishim këto matje”,-tha Mavros.
LEXONI GJITHASHTU:
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos