“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e 11 majit.
Çeka tha se pjesëmarrja e ulët në votime dhe mungesa në zgjedhje e mbi 200 mijë shqiptarëve ka favorizuar PS si parti në pushtet.
“Mungojnë 202 mijë votues të cilët logjikisht në krahasim me 2021 nuk kanë votuar këtë vit dhe kjo është proporcionale për gjithë Shqipërinë. Kjo pjesëmarrje kaq e ulët lidhet me faktin se pjesa më e madhe e tyre nuk janë në Shqipëri fizikisht. Ajo që e përforcon si argument është që PS ka 34 mijë vota më pak se 2021 dhe ka marrë 83 mandate. Edhe socialistët që mungojnë janë proporcional në gjithë Shqipërinë, në Poliçan mungojnë 700 vota të PS që ishin në 2021. Kjo është shumë politike si gjë; ka një probabilitet të lartë që një pjesë e mirë e këtyre 202 mijë nuk janë në Shqipëri.
Kjo ka favorizuar PS, se në momentin që rrudhet trupa votuese PS që është në pushtet mbi performon nga pikëpamja elektorale”, tha Çeka.
LEXONI GJITHASHTU:
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos