Barometri, matja finale| Cila është partia më e përshtatshme për të qeverisur vendin

5 Maj 2025 | 21:41

Barometri Euronews Albania publikoi këtë të hënë matjet përfundimtare për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Konkretisht është realizuar matja e pestë kombëtare ku janë pyetur 1600 qytetarë nga data 24 Prill – 04 Maj në të gjithë vendin dhe matja e katërt për Qarkun e Tiranës ku janë pyetur 1000 qytetarë nga datat 24 Prill – 04 Maj.

Pyetjes ‘cila është partia më e përshtatshme për të qeverisur vendin’, i janë përgjigjur; PS 43.3 % në nivel kombëtar, 42.5 % në qarkun e Tiranës.

PD-ASHM 25.5 në nivel kombëtar, 30.4 % në qarkun e Tiranës.

Nisma Shqipëria 10.2 % në nivel kombëtar, 6.2 % në qarkun e Tiranës.

Partia Mundësia  7.3 % në nivel kombëtar, 5.3 % në qarkun e Tiranës.

Lëvizja Bashkë 2.4 % në nivel kombëtar, 3.8 % në qarkun e Tiranës.

Metodologjia në sondazhin e fundit për zgjedhjet e 11 majit është kampion rastësor i shtresëzuar dhe mbledhja e të dhënave është realizuar si në gjithë matjet e mëparshme ballë për ballë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025