“Pse do bëhesh si Edi Rama?” Persida Shkrepa: Djali në fillim më kritikoi, tani…
Persida Shkrepa është arkitekte me një prej studiove më të mëdha në Tiranë. Krahas dashurisë për arkitekturën dhe pedagogjinë një ambicie e saj është dhe politika ku tashmë kandidon si deputete për Partinë Socialiste.
Në një intervistë për Greta Topjanën në Euronews Albania, ajo i ka treguar të gjitha, se si nisi ky rrugëtim dhe deri te projeksioni që ka për veten e saj në politikë.
Teksa rrëfeu sfidat dhe sukseset e para, ajo tregoi se në nisje të rrugëtimi të saj politik djali i saj vetëm 7 vjeç e ka kritikuar, por tashmë të dy fëmijët bëjnë “tifozllik” për të.
“fillimi ka qenë shumë i vështirë, sepse unë nuk kaloja asnjë ditë me ta. I bëja gati për shkollë, i çoja ën shkollë dhe në darkë i gjeja në gjumë. Djali ka pasur në fillim disa shpërthime, thoshte pse do bëhesh ti si Edi Rama. I thash që mami nuk do bëhet si Edi rama është ndryshe angazhimi i mamit. Tani e ka kuptuar dhe thotë, mami do fitojë, mami do na nderojë sepse ajo është e qeshur dhe vitale”,-tha Shkrepa.
LEXONI GJITHASHTU:
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos