“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

31 Korrik 2024 | 08:53

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin ka qenë i qëllimshëm. Ai tha se situata mund të ishte menaxhuar më mirë pasi në fillim vatrat kanë qenë shumë më të vogla.

“Kjo situatë e rëndë është dashur ditë që të sjellë tragjedinë që pamë dje. Mos pasja e pajisjeve për të menaxhuar situata të tilla por edhe më të vogla, se të shtunën vartat kanë qenë shumë të vogla, me një helikopter e me zjarrfikëse e forca ushtarake që kanë mungesë mjetesh, mund të ishte shmangur kjo katastrofë.

Situata është shkaktuar nga dora e njeriut e për mendimin tim ka qenë me arsyen për të liruar hapësira që të fillojnë ndërtime. Se aty është zona më strategjike për të ndërtuar, ajo kodra mbi port ka një pamje spektakolare e duke qenë e pyllëzuar marrja e lejes do ishte shumë e vështirë”,-tha Faik Basha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025