“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si një vatër e vogël që prej 4 ditësh.
Ai tha se në 18 vite që ushtron profesionin e tij si gazetar në Lezhë nuk kishte parë kurrë një zjarr të tillë i cili ka sjellë miliona euro dëme.
“Prej 18 vitesh që ushtroj profesionin e gazetarit në Lezhë nuk më ka rastisur të raportojë një ngjarje më të rëndë lidhur me zjarrin se sa ditën e djeshme.
Ka qenë një situatë shumë e rrezikshme me shumë pasoja, me dëme me miliona euro dhe çdo gjë nisi si një vatër e vogël zjarri pasditen e të shtunës. Po të menaxhohej si duhej, nuk do të sillte katastrofën që solli ditën e djeshme. Ka 4-5 ditë që zjarri po vazhdon”,-tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos