Qëlloi me shuplakë një fëmijë, gazetari: Ja si u komentua në Turqi gjesti i Erdogan
Gazetari Sokol Brahaj tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se gjesti i presidentit Turk, i cili i dha një shuplakë një fëmijë ndërkohë që i zgjaste dorën për t’ia puthur, është kritikuar shumë edhe në Turqi. Ai tha se gjesti është cilësuar si një turp i madh në mediat sociale.
Megjithatë Brahaj shpjegoi se puthja e dorës, është në kulturën turke, ndërsa sipas prononcimeve të zëdhënësit të Erdogan, gjesti i presidentit ka pasur natyrë përkëdhelëse.
“Kjo është debatuar edhe në Turqi, është komentuar, është shpërndarë dhe është një turp i madh për Erdogan. Gjithë ai sulltan i Bosforit të gjuaji një kalama se nuk i puthi dorën. E para është se i gjuajti një shuplakë një fëmijë, e dyta është që është kulturë turke që i vogli i puth dorën të madhit. Ajo lëvizja e dorës ashtu është e përshpejtuar thonë.
]Nuk bëhet fjalë që Erdogan të qëllojë një fëmijë por është një ledhatim. Nëse shikojmë prononcimet zyrtare, zëdhënësi i tij tha se këto janë fake news, nuk ka lidhje me gjuajtjen e Erdoganit, por është një ledhatim si e përdorim ne “shihe nipi im”,-tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos