Animalistja kundër Erdogan: Qentë shpëtuan jetë gjatë tërmetit, mos të vriten

30 Korrik 2024 | 08:42

Aktivistja dhe animalistja Jonida Çobani Gjoka  tha në “Good Morning Albanians” në Euronews se Turqia do të jetë e mallkuar në rast se aprovon ligjin për vrasjen e qenve të rrugës.

Ajo tha se nuk ka arsye pse duhet të vritet një krijesë e cila është një kafshë shoqëruese dhe shëruese e njeriut. Gjithashtu animalistja tha se Turqia nuk duhet të harrojë që gjatë tërmetit ishin pikërisht qentë ata që shpëtuan shumë jetë njerëzish të ngelur nën rrënoja.

“Ky është një shekull tjetër, ne duhet të kalojmë përtej interesave personale. Një kafshë sot, është bashkëshoqëruese, është një kafshë shëruese. Të mos harrojmë që Turqia kaloi gjithë atë tërmet në 2023 dhe ishin qentë ata që shpëtuan fëmijë, këto fëmijë pa fund.

Pse duhet që tani ti vrasim. Erdogani ka interesat politike, fushata që ai do të fitojë me këta njerëz konservator që janë të shqetësuar në dukje”,-tha animalistja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025