“Referendum dhe primare”, Meta flet pas takimit me Berishën

26 Tetor 2022 | 10:40

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh pas takimit me kreun e PD-së Sali Berisha se do të ketë referendum dhe primare.

Meta sqaroi se Partia e Lirisë ka kandidatë që premtojnë për komunitetin e tyre, që do përfshihen në primare të përbashkëta me PD dhe parti të tjera të opozitës.

“Kjo histori është zgjidhur, referendum dhe primare. Jemi në një sintoni të plotë. Kryetari i ardhshëm i bashkisë, i opozitës së vërtetë, që do të triumfojë dhe kryetari i ardhshëm i Këshillit të Bashkisë, Parlamentit të Tiranës, do të bëjë një spektakël në pak muaj. Partia e Lirisë respekton primaret; është një risi e jashtëzakonshme. Kemi kërkuar që sa më shpejt të realizohet ky proces, ne kudo si parti e Lirisë kemi kandidatë që premtojnë për komunitetin e tyre, do i përfshijnë në primare të përbashkëta me PD dhe parti të tjera të opozitës. Kandidatët të respektojnë njëri-tjetrin”, u shpreh Meta.

Ndërkohë, kreu i Partisë së Lirisë nënvizoi se i ka propozuar Berishës një emër për Kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025