77-vjeçarja me kancer ezofagu, operohet me sukses në QSUT
Një ekip mjekësh multidisiplinar ka trajtuar me sukses një ndërhyrje për heqjen e kancerit në ezofag tek një paciente 77-vjeçare. E moshuara ishte paraqitur disa muaj më parë me shqetësime, ndërsa mjekët nisën menjëherë skemën trajtuese të përcaktuar nga mjekë radiologë dhe onkologë.
“U trajtua fillimisht me radioterapi dhe më pas iu nënshtrua trajtimit kirurgjikal, i cili pak kohë më parë konsiderohej pothuajse i pamundur në këtë moshë dhe stad. Sot realizohet me sukses në QSUT”, – tha Prof. Arvin Dibra, Shef i Klinikës së I-rë të Kirurgjisë së Përgjithshme.
Prej një viti, në QSUT funksionon Bordi Multidisiplinar i Tumoreve në Klinikën e Parë të Kirurgjisë së Përgjithshme, i cili çdo të enjte shqyrton dosjen e çdo pacienti me sëmundje tumorale që paraqitet në spital.
Ngritja e tumor-bordeve konsiderohet nga bluzat e bardha si një mundësi e mirë për t’u dhënë zgjidhje të gjithë pacientëve që vuajnë nga sëmundje tumorale.
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos