20 mijë studentë nisin vitin e ri akademik, por numri bie çdo vit
Të hënën nisi viti i ri akademik për 20 mijë studentë, të cilët kanë vendosur të ndjekin një nga degët që ofrojnë universitetet në Shqipëri. Edhe pse një shifër e lartë, krahasuar me një vit më parë ka një rënie të regjistrimeve me thuajse 20% më pak. Megjithatë, kjo shifër ka ardhur në rënie nga viti në vit, ku shumica lidhet me emigrimet.
Nga rreth 117 mijë studentë në vitin 2016, numri total në arsimin e lartë publik në 2024 është rreth 86.900, një humbje e konsiderueshme për universitetet shtetërore. Ndërkohë, sa i takon regjistrimeve, universiteti publik ka një numër më të lartë të regjistrimeve me 75% dhe privati me 25%.
Nuk duhet harruar fakti që ka ende një fazë regjistrimi deri më 8 tetor, ku edhe përfundon raundi i dytë. Por edhe pse privati rezulton me më pak regjistrime, të dhënat tregojnë se në realitet ka arritur të rrëmbejë më shumë studentë ndër vite sesa ai publik. Nga 24 mijë studentë në 2016, në 2024 numri është rritur mbi 37 mijë.
Një fenomen i tillë më së shumti lidhet dhe me faktin që në universitetet private, studentët mund të përzgjidhen dhe në degë që nuk kërkojnë mesatare, si dhe fleksibilitet dhe lidhje më direkte me tregun e punës.
Sa i takon degëve, Mjekësia, IT dhe Inxhinieritë në përgjithësi, të ndjekura nga programet ekonomi-financë, janë ato që kryesojnë. Në disa raste duke ezauruar 100% të kuotave që në raundet e para. Degët si Bujqësia dhe Shkencat e Natyrës, Astronomia dhe Biologjia janë në limitet e tyre për të qëndruar të hapura.
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos