“11% e fëmijëve europianë obez”, OBSH: Djemtë më të prekur

2 Dhjetor 2024 | 16:07

Mbipesha dhe obeziteti tek fëmijët në Europë po kthehet në një kërcënim. Një raport i ri i OBSH, bazuar në të dhënat e Nismës Evropiane për Mbikëqyrjen e Obezitetit në Fëmijëri tregon se 25% e fëmijëve të moshës 7–9 vjeç janë mbipeshë dhe 11% obezë.

Ekspertët thonë se problemi është më i shprehur tek djemtë dhe bazuar në shifra, 27% e djemve janë mbipeshë dhe 13% obez ndërkohë që 23% e vajzave janë mbipeshë dhe 9% obeze.

Shifrat e obezitetit dhe mbipeshës ndryshojnë nga një vend në tjetrin duke bërë që nivelet e mbipeshës të variojnë nga 9% deri në 42%, ndërsa obeziteti nga 3% deri në 20%.

Katër vende, Finlanda, Malta, Sllovenia dhe Suedia, raportuan rritje të prevalencës së obezitetit pas pandemisë COVID-19, ndërsa vetëm San Marino shënoi ulje.

Mbipesha dhe obeziteti janë ndër shkaqet kryesore të sëmundjeve jo-ngjitëse dhe shkaktojnë mbi 1.2 milionë vdekje çdo vit në rajonin evropian.

Ekspertët theksojnë nevojën për politika urgjente që promovojnë dieta të shëndetshme, aktivitete fizike dhe kufizojnë marketingun e ushqimeve të pashëndetshme, për të ndaluar rritjen e kësaj epidemie.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025