101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë dhe dashuri për familjen.
Prendja kujton punën në fabrikën e duhanit dhe sherebelës, ku kaloi plot pesëmbëdhjetë vite, përpara se të dilte në pension si nënë e gjashtë fëmijëve.
“Në duhan kam punu, në sherebelë, në fermentim të duhanit, 15 vjet kam punu aty. Kam dalë në pension si nënë me 6 fëmijë. Ka ardhë duke u përmirësu jeta, gjithsesi sot më mirë se atëherë.” – Prendë Nikolli, e moshuara 101-vjeçare.
Me një qetësi e mençuri që vetëm vitet mund t’i japin, nëna shekullore ndan edhe sekretin e jetëgjatësisë së saj.
“Sekreti jem që kam vazhdu deri në këto momente është se nuk kam pasë nevojë. Më kanë ardhë vajzat, më kanë ardhë nuset, por s’kam pasë nevojë për kërkënd, i kam ba vetë. Nji gotë tamël, 2-3 biskota, mandej vjen mesdita, ha dhe mesditën, pi dhe kafe, darkën nuk e ha me thanë të drejtën. Ilaçe nuk kam, vetëm ilaçet e tensionit, se të tjera nuk kam.” – Prendë Nikolli, e moshuara 101-vjeçare.
Edhe në moshën 101-vjeçare, ajo nuk ka humbur interesin për jetën dhe për të drejtat e saj qytetare.
“Po, kam shku me votu me thanë të drejtën. Hapi librat e shikoj, më tha: nuk e ke emrin. Me shku diku tjetër, më tha, me thanë të drejtën, po nuk e mbaj mend. A nuk e kam emrin aty, i them? Jo, tha. Atëherë po shkoj në shpi teme, i tham, s’po shkoj kërkund. Erdha në shpi e nuk votova.” – Prendë Nikolli, e moshuara 101-vjeçare.
Për familjen, Prendja është shembull force, qetësie dhe vetëpërmbajtjeje.
“Është gëzim i jashtëzakonshëm dhe kënaqësia është që tezja është e fortë, është në këmbët e veta, është shumë e kjartë, është shumë aktive, bën të gjitha punët e shpisë vetë dhe na vijmë e shofim këtu, vijmë e rrijmë me të dhe nuk është se vijmë e ndihmojmë, por thjesht vijmë me i kalu kohën. Kjo është ndihma që i japim. Tana i ban vetë dhe gjithmonë na pret e na përcjell.” – tha mësuesi Lukë Mlluga.
Këshilla e saj për brezat e rinj mbetet e qartë: puna është çelësi i gjithçkaje.
“Duhet të punojnë tanë. Kush të bëhet për punë, duhet me punu, sepse pa punë nuk jetohet. Faleminderës Zotit, kam nipa, stërnipa e stërmbesa, zemrën e kam plot.” – Prendë Nikolli, e moshuara 101-vjeçare.
Nënë e 6 fëmijëve, gjyshe e 15 nipërve e mbesave, dhe stërgjyshe e 17 stërnipërve e stërmbesave, Prendë Nikolli është dëshmi e gjallë e forcës, urtësisë dhe mirësisë që mbart një jetë e gjatë plot vlera.
101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë dhe dashuri për familjen.
“Në duhan kam punu, në sherebelë, në fermentim të duhanit, 15 vjet kam punu aty. Kam dalë në pension si nënë me 6 fëmijë. Ka ardhë duke u përmirësu jeta, gjithsesi sot më mirë se atëherë.” – Prendë Nikolli, e moshuara 101-vjeçare.
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos
- 21:00 Më shumë gra po marrin timonin e makinës, patentat kërkohen nga moshat e reja