10 vite në verbëri, Neimi rrëfen historinë e jetës: Gruas së vdekur i recitoj poezi

31 Maj 2025 | 17:55

“Kam katër vjet që s’të kam parë, s’di je e vdekur a je gjallë”, këto vargje janë një thirrje post mortum e Neim Fejzos, për gruan e tij të ndjerë Manushaqen, apo siç e quante ai Shaqen.

Neimi është personazhi i kësaj të shtune në “Real People” ku ka rrëfyer historinë e jetës së tij, përditshmërinë, vuajtjet, por dhe dashurinë. Ai prej 10 vitesh ka humbur shikimin për shkak të tensionit në sy, e megjithatë çdo histori e tregon me qetësi e me buzëqeshje.

Një nga historitë më të veçanta të jetës së tij është historia e dashurisë me Manushaqen.

“Punoja në kooperativë, mes 24 vajzave sytë më shkuan te kjo që jetova 58 vite me të. Gruan e kam pasur shumë më të mirë se vetja nga të gjitha drejtimet. Bashkë bëmë tre fëmijë, dy vajza i kam në Përmet janë martuar e janë me fëmijë, kam e një djalë që ka bërë tre fëmijë”,-tha Neimi.

I pyetur nëse ia ndjen mungesën gruas ai u përgjigj:

“Pasuria më e madhe janë edhe fëmijët, por më e madhe është gruaja, se me atë i qan hallet e jetës. Gruaja ime ka katër vite që më ka vdekur nga kanceri. Kur vajta një herë në varreza i thirra, ‘o Shaqe kam 4 vite që s’të kam parë, je e vdekur a je gjallë, dhe në ëndërr të kam parë, kam ulëritur si i marr, kam ardhur këtu të puth tokën të puth dhenë e të puth varrë, të futem te ty i gjallë”, pas këtyre fjalëve më mori ai shoferi. I shkruaja gjithmonë po do ti tregoj më vonë, se këtu i dëgjojnë të gjithë”, tha Neimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025